back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKështu e maltretuan në Serbi politikanin nga Kosova që kundërshton Vuçiqin

Kështu e maltretuan në Serbi politikanin nga Kosova që kundërshton Vuçiqin

Të ngjajshme

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Këto janë përballjet e play-offit në Ligën e Evropës

Është hedhur shorti edhe në Ligën e Evropës. Sikurse në...

Partia e politikanit serb në Kosovë, Sllobodan Petroviq, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë anëtarit të tyre dhe këshilltarit të ministres së Bujqësisë, Srecko Spasiq.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ai është ndaluar mbrëmë nga MUP-i serb për dy orë në Vranje.

Në momentin kur është ndaluar, dikush nga autoritetet serbe thënë Spasiqit që “ Dikush ka nevojë të flas me ty”, tregon komunikata.

Megjithatë edhe pas dy orësh askush nuk kishte ardhur, dhe Spasiq u kishte thënë se do të duhet të vazhdojë rrugëtimin.

Partia e Petroviq tregon se Spasiq  ishte nisur në Serbi për çështje private.

Ndërkohë partia kujton se kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë të saj ndalohen nga MUP-i serb dhe anëtarë të Shërbimit të Sigurisë të Serbisë.

Më herë janë ndaluar, Sllobodan Petroviq, Boban Stankviq dhe Nebojsha Jakovljevic.

“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto tentime dhe keqtrajtime të Serbisë për të katërtën herë, dhe kemi kërkuar përgjegjësi për të gjitha këto veprime, se pse përfaqqësuesit e lartë të partië janë ndaluar në kufij me Serbinë. Dhe për të katërtën herë presim reagimin e Bashkimit Evropian dhe institucioneve ndërkombëtare për maltretimin e anëtarëve të partisë së Pavarur Liberale”, përfundon njoftimi.

Ditë më parë zyrtarë të Listës Serbe kanë sulmuar fizikisht kryetarin e SLS-së, Sllobodan Petroviqin. Partia e Petroviq nuk është vegël e Vuçiqit në Kosovë./GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz