back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePamje nga vendi ku po mbahen të kthyerit nga Siria

Pamje nga vendi ku po mbahen të kthyerit nga Siria

Të ngjajshme

Në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, të premten mbrëma janë vendosur 110 kosovarët e kthyer nga Siria.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.

Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik

Qeveria e Kosovës ka thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz