BallinaLajmeKESCO i ka propozuar ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të...

KESCO i ka propozuar ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit

Të ngjajshme

Nuk u ftua Trent te Anglia, Tuchel jep arsyen

Anglia ka publikuar listën për ndeshjet miqësore të muajit...

iOS sulmohet nga virusi “DarkSword”

Një paralajmërim i fortë për sigurinë kibernetike është dhënë...

Bimët e shkrepave gurore të Kosovës në pulla postare

Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave...

Bajrami në Jeruzalem/ Izraeli ndalon myslimanët të luten në xhaminë Al Aksa

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën shënuan këtë të...

KESCO bën me dije që dje ka dorëzuar propozimin në ZRrE që vendimi për për hyrjen në fuqi të tarifave të reja të mos zbatohet nga data 9 Shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.

Ky propozim ka ardhur si rezultat i veshtirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët tanë në Republikën e Kosovës.

Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja.

Nëse ZRrE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.

“Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin.

Të njëjtën kohë, KESCO do të fillojë një fushatë masive për të këshilluar konsumatorët që si të përdorin pajisjet e tyre më së miri në mënyrë që ta përballojnë sa më lehtë periudhën e faturimit me tarifa të reja” thuhet në komunikatën e KESCO-s.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz