BallinaLajmeI kërkojnë Komunës largimin e gurëve të mëdhenj

I kërkojnë Komunës largimin e gurëve të mëdhenj

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...
Disa qytetarë të lagjes “Bregu i diellit” në Prishtinë po frikësohen nga disa gurë që dolën nga mbjellja e drunjve.

Disa fidanë u mbollën në rrugën “Qabil Bala” në Bregun e diellit në Prishtinë. Nga hapja e gropave, dolën disa gurë të mëdhenj, dhe kompania publike e Komunës së Prishtinës “Hortikultura” e cila i mbolli drunjtë nuk i hiqi, shkruan lajmi.net.

Banorët kanë kërkuar që Komuna të angazhohet për heqjen e tyre, ngase konsiderojnë që po paraqesin rrezik për ta.

“Të nderuar, së pari Urime për fitoren për Prishtinën. E dyta, ju falënderojmë për zbukurim e lagjes tone me fidanë te reja. Mirëpo, ju lutem ta kontaktoni kompaninë e cila gjate hapjes se gropave për mbjelljen e fidanëve, ka nxjerr nga toka disa gurë te mëdhenj, te cilët ne si banore te lagjes nuk mund ti largojmë pasi nuk kemi makineri për largimin e tyre dhe te cilët po e shëmtojnë lagjen tone. Këta gurë janë edhe rrezik për banoret e lagjes. Për me shume shih fotot e bashkangjitura. Nderime, Ilir Beqa”, thuhet në kërkesë e një qytetari drejtuar Komunës në emër të banorëve të asaj zonë. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz