BallinaLajmeKërkohet reciprocitet dënimesh për “Bechtel-Enkan” nëse nuk i përfundon punimet në afat

Kërkohet reciprocitet dënimesh për “Bechtel-Enkan” nëse nuk i përfundon punimet në afat

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Pesëdhjetë e tetë milionë euro i ka kushtuar buxhetit të Kosovës mosrespektimi i kontratës nga Qeveria me kompaninë “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Pas Qeverisë, këtë kontratë pritet ta shkelë vetë “Bechtel & Enka”, pasi ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se punimet mund të mos përfundojnë deri më 31 dhjetor, siç e parasheh kontrata, raporton KTV.

Fajtore për këtë, Lekaj i ka bërë temperaturat e ulëta që mbretërojnë gjatë dhjetorit.

Avokati Arianit Koci kërkon që “Bechtel Enka” të dënohet nëse punimet nuk i kryen në kohë. Ai e quan fyes arsyetimin për motin e papërshtatshëm në dimër.

Ndërmarrje të masave ndaj kompanisë kërkon edhe ekonomisti, Hekuran Murati, sipas të cilit, mospërfundimi i autostradës i shkakton dëm ekonomik vendit.

Në Bechtel Enka nuk kanë komentuar mundësinë e ndëshkimit eventual, por janë zotuar se do t’i përfundojnë obligimet sipas kontratës.

Kjo autostradë e cila lidh Kosovën me Maqedoninë, i ka kushtuar buxhetit të vendit 600 milionë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz