back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeKërkohet që më urgjencë të shpallen të jashtëligjshme lojërat e fatit

Kërkohet që më urgjencë të shpallen të jashtëligjshme lojërat e fatit

Të ngjajshme

Tragjike: Vdes një 45 vjeçar pasi u rrokullis me traktor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në...

Shaqir Totaj takim me qytetarë: Po matemi me punë, e jo fjalë në këto zgjedhje

Në takimin e sotëm me nëndegët “Xhevdet Doda”, “Gani...

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Mbi vendin tonë të mërkurën do të mbajë mot...

Pas vrasjes së dytë në kazino në vend për pak ditë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të shpallë të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Pasi një i ri u vra mbrëmë në Lipjan, në vendin e tij të punës, Hoti ka thënë se “Kuvendi duhet të hedhë poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik”.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sonte një i ri qenka vrarë në Lipjan në kazino. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Kjo është një ditë zie tjetër për Lipjanin, pas aksidentit tragjik në Duhël, dhe për gjithë Kosovën.

Kuvendi i Kosovës duhet urgjent të shpall të jashtëligjshme të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kuvendi duhet të hedh poshtë edhe iniciativën e Qeverisë që parasheh zhvillimin e lojërave të fatit e kazinove, si mundësi për punësim e të ardhura dhe zhvillim ekonomik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz