back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKërkohet ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike

Kërkohet ndryshimi i Ligjit për financimin e subjekteve politike

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ligji aktual për financimin e subjekteve politike është konsideruar i mangët, dhe si i tillë duhet të ndryshohet, sipas diskutimeve që janë zhvilluar të premten në mbledhjen e Komisioni për legjislacion në Kuvendin e Kosovës.

Kjo tryezë, pos komisionit është iniciuar edhe nga deputetë të komisioneve të tjera, nga përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe nga shoqëria civile, shkruan sot Koha Ditore.

Në parim, të gjithë përfaqësuesit janë pajtuar se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik për të kryer auditimin e financave të partive politike.

Gjatë diskutimeve ka pasur propozime të ndryshme. Disa kanë propozuar që auditimi pas ndryshimit të ligjit të mos kryhet nga Kuvendi, por nga Agjencia Kundër Korrupsionit, e disa nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Disa të tjerë kanë shprehur nevojën që të ndahet një buxhet më i madh në mënyrë që të mundësohet auditimi edhe nga Kuvendi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz