BallinaSportFitore pa vlerë për Barcelonën, Atletiko Madrid në gjysmëfinale të Champions League

Fitore pa vlerë për Barcelonën, Atletiko Madrid në gjysmëfinale të Champions League

Të ngjajshme

Atletiko Madrid është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League.

Barcelona arriti të fitojë në ndeshjen e dytë çerekfinale me rezultat 2-1, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 për skuadrën madrilene, shkruan IndeksOnline.

Lamine Yamal e kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e katërt.

Ferran Torres dyfishoi rezultatin në minutën e 24-të, duke shpresuar për kualifikim.

Por Atletiko reagoi shpejtë dhe Ademola Lookman shënoi golin vendimtar në minutën e 31-të, gol ky i cili vulosi kualifikimin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale, Atletiko Madrid do të përballet me PSG-në, pasi eliminoi Liverpulin./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz