BallinaLajmeGruda: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë s’i ka adresuar vërejtjet e Kushtetueses...

Gruda: Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë s’i ka adresuar vërejtjet e Kushtetueses dhe Komisionit të Venecias, mund të përmirësohet në Kuvend

Të ngjajshme

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda ka shkruar në lidhje me mbledhjen e mbajtur sot.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje kanë shqyrtuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Sipas vlerësimit tim, në këtë draft nuk janë adresuar vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të Komisionit të Venecias. Tani mbetet mundësia që, mes dy leximeve në Kuvend, ky ligj të përmirësohet dhe të sillet në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Gruda. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz