BallinaLajmeKërkohet 43 vjeçari i zhdukur nga Rogova e Hasit

Kërkohet 43 vjeçari i zhdukur nga Rogova e Hasit

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Më datë 25.12.2025, nga familjarët e tij është raportuar si person i zhdukur Riza (Rrustem) Thaqi, mashkull, i lindur më 15.10.1983 në Rogovë e Hasit, Komuna e Gjakovë, me banim në Prizren. Sipas raportimit, ai është i zhdukur që nga data 23.12.2025.

Pas inicimit të rastit nga Sektori Rajonal i Hetimeve i Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, mirëpo deri më tani personi nuk është gjetur.

Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka autorizuar publikimin e fotografive të personit të zhdukur në media televizive dhe rrjete sociale, në përputhje me dispozitat ligjore, duke kërkuar bashkëpunim nga qytetarët.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë çfarëdo informate apo dinë diçka për vendndodhjen e personit të paraqitur në foto, të raportojnë menjëherë në numrin 192, në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, apo në cilindo stacion policor në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz