BallinaShowBizKëngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë!

Këngëtari i njohur bëhet baba për herë të parë!

Të ngjajshme

Familja e Adrian Gaxhës sapo është zgjeruar! Këngëtari i njohur dhe partnerja e tij, Sidorela Dauti, po shijojnë ndjesinë më të bukur, atë të të bërit prindër për herë të parë. Artisti, i cili përgjithësisht ka zgjedhur ta mbajë jetën e tij private larg vëmendjes mediatike, ka vendosur ta ndajë këtë emocion të madh me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Përmes një postimi mjaft të ndjerë në Instagram, Adriani publikoi një fotografi të ëmbël ku shihet dora e foshnjës duke shtrënguar lehtë atë të prindërve.

“Mirë se vjen”, u shpreh ai për të konfirmuar kështu këtë bekim të ri në jetën e tyre.

Lajmi i bukur u prit me shumë ngrohtësi dhe komente të shumta urimi mbërritën menjëherë nga ndjekësit dhe miqtë e ngushtë.

Personazhe të njohur si Blero Muharremi, Argjentina Ramosaj, Vesa Smolica dhe Egzona Rafuna, Rina Balaj, Dafina Zeqiri ishin ndër të parët që i uruan mirëseardhjen të porsalindurit. Ende nuk dihet gjinia e foshnjës, mbetet për t’u parë nën postimet në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz