BallinaLajmeKelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë

Kelmendi i reagon Gërvallës: Flet me “argumente” të Serbisë

Të ngjajshme

Mbi 600 mijë euro për sigurinë në KEK, nis vlerësimi i rreziqeve për qindra vende pune

Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë për...

Të paktën 14 të vdekur nga rrufetë në Bangladesh pas stuhive sezonale

14 persona humbën jetën pasi rrufet goditën disa pjesë...

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Anëtari i komisionit për të drejta të njeriut, barazi...

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral i vetëshpallur”.

Kelmendi ka thënë se “argumentet” e Gërvallës janë argumente të Serbisë.

Ai ka shtuar se nëse sipas Gërvallës Haradinaj është i rremë, edhe UÇK’ja është e rreme e edhe shtetësia e Kosovës.

“Mos harroni, “argumentet” e Donikës janë argumente të Serbisë. Ajo është e rrezikshme dhe me prapavijë djallëzore. Lexojeni me kujdes. Kur Donika Gërvalla Shfarc e quan Ramush Haradinajn gjeneral i vetëshpallur, pra i rremë, kjo i bie se edhe UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, e rreme. Nëse UÇK-ja ka qenë ushtri e vetëshpallur, pra e rreme, atëherë edhe kauza e saj për çlirim i bie e rreme. Nëse kauza për liri ka qenë e rreme, atëherë edhe shtetësia e Kosovës del të jetë e rreme. Për më shumë, kur quhet e rreme përpjekja e një familjeje si kjo e Ramushit dhe Dautit, që e ka marrë barrën e organizimit të luftës në Dukagjin – që kanë Luanin të vrarë në kufi duke bartë armë dhe Shkëlzenin në front me Serbinë – atëherë ti je duke u shërbyer me argumentet e Serbisë.”

Haradinaj ka thënë se “vetëm Serbia deri tash e ka quajtur të rreme UÇK-në, të rremë ushtarët dhe gjeneralët e saj, të rreme kauzën për liri, të rreme kauzën për shtet”.

“Si doli një ministre e Kosovës, si Gërvalla, me argumentet e njëjta? Të Serbisë? A është koha që të shikohet se cila është agjenda e vërtetë e këtyre njerëzve? Si u bë që dikush si ajo, duke u thirrë në prindër, pa verifikime personale, e cila as flamujt nuk i njeh, të instalohet si ministre e Jashtme e shtetit? Si u bë që është e vetmja ministre e Jashtme, gjatë mandatit të së cilës nuk ndodhi bash asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim serioz i Kosovës? Si ndodhi që Kosova gjatë mandatit të Gërvalla Shfarcit është nën sanksione?! Rastësi?! Kjo është tepër, tepër e dyshimtë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz