BallinaLajmeSelimi: Jemi njëzëri për çdo tentativë që niset nga Kosova, procesin në...

Selimi: Jemi njëzëri për çdo tentativë që niset nga Kosova, procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave

Të ngjajshme

✨👠 Moda po kthehet… dhe po vjen në kinema! 👠✨

The Devil Wears Prada 2 – Premiera më glam e...

Vjosa Osmani refuzon të komentojë për çështjen e presidentit gjatë homazheve

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të...

Prokuroria e Pejës për tre muaj sekuestron 20 vetura dhe rreth 50 kilogram ari

Prokuroria Themelore në Pejë njofton se, në kuadër të...

Kujdes, kamerat e policisë ju vëzhgojnë/ Afro 500 gjoba brenda tre muajsh në kryeqytet

Gjatë periudhës janar–mars 2026, njësiti i trafikut në kryeqytet...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka marrë pjesë në mbledhjen e komisionit për të drejta të njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione, ku u diskutua propozimi i anëtarit të këtij komisioni, Artan Behrami, për t’i dërguar ftesë për raportim kryetares së Dhomave të Specializuaar, Ekaterina Trendafilova lidhur me procesin në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Gjatë diskutimit, Selimi shprehu qëndrimin e saj për rolin dhe kompetencat e institucioneve në raport me Dhomat e Specializuara.

Selimi theksoi se ekziston një konsensus i gjerë në Kosovë për çështjen e Gjykatës Speciale, por ngriti dilema për mënyrën e trajtimit institucional të saj.

“Kur vjen çështja te Haga, te Gjykata Speciale, ne të gjithë pothuajse jemi njëzëri edhe çdo tentativë që niset nga Kosova jemi për, edhe unë nuk dyshoj aspak në dëshirën tuaj të mirë që të bëhet një thirrje kundrejt Dhomave të Specializuara ose kryetares së Dhomave të Specializuara, apo në këtë rast edhe të Ombudspersonit siç e dëgjova.

E di se në Kosovë, edhe në Kuvendin e Kosovës, gjykatat apo kryetarët e gjykatave nuk raportojnë në kuvend. Në kuvend, në komisionin për legjislacion, raportojnë ose kanë një raport vjetor vetëm Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ai raport bëhet një herë në vit për punët e brendshme të këtyre dy institucioneve, por asnjëherë nuk raportojnë për çështjet që janë në proces duke ndodhur në gjykata apo nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Pra të kalojmë te Dhomat e Specializuara, të cilat janë të votuara dhe pretendojnë se janë institucione të Kosovës, mirëpo kanë legjitimitet plotësisht ndërkombëtar”, thotë ajo.

Ajo gjithashtu sqaroi kufijtë institucionalë dhe ligjorë të raportimit dhe mbikëqyrjes ndaj Dhomave të Specializuara.

“Edhe më lejoni t’ju tregoj se Dhomat e Specializuara nuk i paraqesin raport kuvendit dhe kuvendi nuk ka kompetencë mbikëqyrje direkte për këtë institucion.

Edhe më lejoni t’ju rikujtoj kolegë të nderuar se çka keni votuar atëherë te ligji për Dhomat e Specializuara, te neni 4, pika 4, se çfarë kompetenca i keni dhënë, ku thotë: “Çdo ligj, rregullore, rregullore dytësore, rregull ose zakon tjetër dhe praktikë e Kosovës që nuk janë përfshirë shprehimisht në këtë ligj, nuk zbatohen për organizimin, administrimin, funksionet apo juridiksionin e Dhomave të Specializuara dhe zyrës së prokurorit të specializuar. Ky ligj mbizotëron mbi çdo dispozitë kundërthënëse të çfarëdo ligji apo rregulloreje tjetër të Kosovës”, tha ajo.

Në vijim, Selimi bëri thirrje që kjo çështje mos të përdoret për qëllime politike apo elektorale

“Pra ky nen e vendos supremacionin mbi tanë ligjet e Kosovës. Edhe si komision nuk e besoj që do ta kishim, përveç përgjegjësisë, po as domenin që ne ta ftojmë kryetaren e një gjykate. Nuk i ftojmë kryetarët e gjykatave tona vendore, e lëre më një gjykatë tjetër që i kemi dhënë të drejtën që të funksionojë me çfarëdo rregulla që atyre ju konvenojnë. Pra ne edhe mund t’i bëjmë ftesë, nuk na ndalon askush, mirëpo përgjigjja që mund ta kemi, mundet me qenë më e dëmshme sesa kërkesa që ne mund t’ia bëjmë”, tha ajo.

Po ashtu, ajo bëri thirrje që kjo çështje të mos përdoret për qëllime politike apo elektorale.

“Procesin në Hagë mos e bëni pjesë të fushatave politike”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz