BallinaLajmeBehrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për të drejta të njeriut

Të ngjajshme

Anëtari i komisionit për të drejta të njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka propozuar dërgimin e një ftese zyrtare për raportim në këtë komision parlamentar, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

Behrami, gjatë mbledhjes së komisionit, shpjegoi arsyet pse, sipas tij, është e nevojshme që Trandafilova të raportojë para deputetëve.

“Në këts gjashtë vjet të funksionimit të kësaj gjykate, kemi qenë dëshmitarë të një devijimi shumë të madh të mandatit që deputetët e Republikës së Kosovës ia kanë dhënë kësaj gjykate. Ka pasë shumë kritika edhe nga Ombudspersoni (Avokati i Popullit) i Republikës së Kosovës me seli në Prishtinë, nga përfaqësues të të drejtave të njeriut, nga gazetarë, nga mbrojtja, shqetësime serioze për cenim të të drejtave të njeriut të të paraburgosurve, në këtë rast krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë. Dhe kam dëgjuar po ashtu argumentet të cilat thonë se ligji të cilin e kemi miratuar në Kuvend nuk e lejon një gjë të tillë. Mirëpo, unë fola edhe një herë për këtë devijim që ka ndodhur nga mandati i kësaj gjykate. Dhe unë mendoj që kjo neve na jep të drejtë që si komision për të drejtat e njeriut të cilat janë të drejta universale, të cilat nuk mund të ndalohen me asnjë ligj, me asnjë konventë ndërkombëtare që të monitorohen shtetasit e Republikës së Kosovës edhe në institucione ku Republika e Kosovës ka mandat, po edhe në institucione të cilat Republika e Kosovës nuk ka juridiksion”, u shpreh Behrami.

Behrami sqaroi se raportimi nuk ndërhyn në drejtësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz