back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeKEDS: Mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike

KEDS: Mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

KEDS njofton se si pasojë e erërave të fuqishme janë shkaktuar dhjetëra prishje në rrjetin distributiv të energjisë elektrike anëkënd Kosovës. Për pasojë, mbi 100 mijë konsumatorë aktualisht janë pa energji elektrike. Zona më e afektuar është rajoni i Dukagjinit, ku përfshihen Peja, Prizreni dhe Gjakova, por numër i prishjeve është shnënuar edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Ekipet e KEDS-it janë në terren, madje kompania ka mobiliziar menjëherë edhe ekipe shtesë që po i sanojnë prishjet në kohën më të shkurtër të mundshme, ka njoftuar KEDS.

“Por, erërat e stuhishme deri në 80 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme të konsidetueshme, ku shumë përçues janë përtokë, përderisa janë thyer edhe një numër i konsiderueshëm i shtyllave. Kjo, së bashku me kushtet tejet të rënduara atmosferike po e bëjnë intervenimin shumë të vështirë”, thuhet në njoftim.

KEDS kërkon nga qytetarët që nëse shohin ndonjë anomali në rrjetin elektrik të mos i ofrohen, por të lajmërojnë menjëherë KEDS-in përmes kanaleve të komunikimit, sidomos në numrin e Qendës së thirrjeve 0800 791 00.

Të Fundit

Sport

ShowBiz