back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKEDS-i dyfishon faturat

KEDS-i dyfishon faturat

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Faturat e fundit të energjisë elektrike, thuajse janë edhe një herë më të larta se sa ato të muajit paraprak. Zyrtarë të KEDS-it nuk janë përgjigjur rreth ankesave që janë adresuar gjatë ditëve të fundit. Por, në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile thonë se institucionet duhet të nisin hetime rreth manipulimeve të tilla

Shumë konsumatorë janë drejtuar dyerve të KEDS-it, pasi që faturat e energjisë për muajin e fundit janë dukshëm më të larta se sa ato të muajit paraprak.

Qytetarët e kontaktuar nga gazeta “Zëri” thonë se me gjithë shfrytëzimin e paktë të energjisë, gjatë këtij muaji, faturat u kanë ardhur shumëfish më shtrenjtë se muajve të kaluar. Ata akuzojnë KEDS-in se sa herë aplikohen tarifat dimërore faturat janë marramendëse.

Por, në anën tjetër zyrtarë të KEDS-it kanë mohuar një gjë të tillë.

Azem Hajdini nga Prishtina ishte drejtuar kah distribucioni i KEDS-it për të bërë një ankesë.

Ai thotë se fatura e fundit e muajit tetor i ka ardhur shumëfish me e shtrenjtë se e muajit të kaluar. Ai akuzon KEDS-in se i ka dërguar faturën paushall duke e ngarkuar atë me një çmim më të lartë se sa që ka shpenzuar.

LEXO:  Vendet që do të mbesin nesër pa rrymë

Ai thotë se fatura e muajit tetor i ka ardhur 74 euro, përderisa muajve të kaluar kishte paguar rreth 30 euro.

“Nuk kam qenë në shtëpi në momentin kur punëtorët e KEDS-it kanë ardhur që të lexojnë orën, se ata asnjëherë nuk tregojnë se kur vijnë pasi që ora gjendet jashtë objektit ku banoj. Muajin tetor fatura më ka ardhur 74 euro, përderisa muajve të kaluar fatura nuk më ka ardhur më shumë se 30 euro. Sipas një llogaritjeje që e kam bërë ka dalë se fatura e një njehsori është tri herë më e shtrenjtë se që kam shpenzuar. Kjo nuk është në rregull, prandaj edhe e bëra një ankesë. Më thanë se do ta shqyrtojmë këtë ankesë edhe një herë, por ky është një lloj maltretimi, se mund të dërgojnë fatura paushall” ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz