Ka disa ditë që ligji për Trepçën është shpallur dhe ka hyrë tashmë në fuqi.
Por një gjykatës i vetëm i kolegjit të shkallës së parë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, nga EULEX, ka thënë se ky ligj është antikushtetues, njofton Klan Kosova.
”Një gjyqtar i vetëm i kolegjit të shkallës së parë i Dhoma se Posaçme të Gjykatës Supreme, nga EUELX-i, arrin në përfundim se ligji është antikushtetues”, thuhet në njoftim.
Në komunikatën e dërguar për media thuhet se dicka e tillë është për dy arsye të ndryshme, e që të dyja bazohen në të drejtën themelore që e garantojnë pronën.
‘’Së pari, ligji ka efektin e një shpronësimi pa kompensim në dëm të paditësit, i cili është një kreditor i Trepçës. Vlera e padisë së tij ndaj Trepçës është reduktuar në zero, pasi Trepça ka mbetur pa burime si dhe e mbingarkuar me borxhe.’’
‘’Së dyti, shpronësimi i pjesshëm kryhet në dobi të personave privat pa ndonjë arsyetim. Për këtë arsye, gjykata ka lëshuar një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese (neni 113.8 i Kushtetutës), e cila ka fuqinë ekskluzive të shfuqizojë ligjet’’ thuhet në komunikatën e Dhomës së Gjykatës Supreme, njofton Klan Kosova.
Ligji i nxjerrë asetet e vlefshme nga NSH Trepça dhe i bartë ato pa kurrfarë kompensimi te një shoqëri e sapo krijuar aksionare, nga të cilat 80% e aksioneve janë në pronësi të shtetit, 20% në pronësi private.
Aksionarët i marrin aksionet falas. Shoqëria aksionare as nuk i merr përsipër obligimet që i ngarkohen NSH-së Trepça e as nuk garanton për to.’’
Në formën e mbetur, NSH-së Trepça i hiqen asetet e saj pak para se të skadojë moratoriumi dhe kreditorët do të mund të tentojnë likuidimin që të realizojnë paditë e tyre. Por në këtë rast NSH-ja do të vazhdojë të përballet akoma me tërë borxhin e saj.
Ky ligj e zvogëlon vlerën e padisë së paditësit në zero pa e kompensuar atë, njofton Klan Kosova.