back to top
Tuesday, October 7, 2025
BallinaLajmeKE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Të ngjajshme

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...

Hamasi zbulon kërkesat për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon lirimin e menjhershëm të pengjeve, Hamasi zbulon...

Elezaj i bindur në fitoren në Klinë, Zajmin e quan “bastion të Aleancës”

Kandidati për kryetar të Klinës, Zenun Elezaj, është takuar...

KE-ja propozon dyfishimin e tarifave ndaj importeve të çelikut

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin...
- Advertisement -

Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e tarifave për importin e çelikut, përkatësisht në 50 për qind, për të mbrojtur prodhuesit e BE-së nga konkurrenca nga vende si Kina, njoftoi të martën Komisionari për Industrinë i Bashkimit Evropian, Stephane Sejourne.

Për më tepër, volumi i importeve që nuk preken nga tarifat pritet të përgjysmohet.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare të BE-së duhet të japin dritën jeshile para se rregullat e reja të hyjnë në fuqi.

Qëllimi i këtij propozimi është që të mbrohen prodhuesit evropianë të çelikut dhe vendet e punës.

“Ky është riindustralizimi i Evropës”, shkroi komisionari Sejourne në X.

Sipas KE-së, ekziston një tepricë globale prej mbi 600 milionë tonësh, një formulim që zakonisht i referohet mallrave për të cilët nuk ka konsumator. Çështja është bërë më urgjente pasi Shtetet e Bashkuara rritën në mënyrë tarifat ndaj importeve.

Në Bruksel ekziston frikë se eksportet që më parë shiteshin në SHBA mund të devijohen tani drejt Evropës, duke shtuar presion mbi prodhuesit në BE.

Sipas të dhënave të BE-së, shumica e importeve të çelikut në bllok aktualisht vijnë nga Turqia, Koreja e Jugut, India, Vietnami, Kina, Japonia, Britania dhe Ukraina.

Gjermania, e cila ka industrinë më të madhe të çelikut në BE, po përballet tashmë me pasojat e një krize në industrinë e konsumit, veçanërisht në industrinë automobilistike.

Kina prodhon më së shumti çelik në botë.

Tarifat e reja do të ishin një mburojë më e fuqishme për BE-në ndaj importeve nga Azia.

Mekanizmi aktual mbrojtës për industrinë evropiane të çelikut skadon në qershor të vitit 2026. Masat e reja, sipas KE-së, synojnë të ofrojnë një zgjidhje të përhershme për këtë çështje. REL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz