back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKategoritë e dala nga lufta kërkojnë nga qeveria të përfshihen në Pakon...

Kategoritë e dala nga lufta kërkojnë nga qeveria të përfshihen në Pakon Emergjente

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka kërkuar nga qeveria që në Pakon Emergjente të përfshihet edhe kategoritë e dalura nga lufta, përcjellë Gazeta Blic.

Në një letër drejtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, thuhet se mospërfshirja në Pakon Emergjente të kategorive të dala nga lufta, do të ishte një padrejtësi e madhe.

Komunikata e plotë e OVL UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkon nga Qeveria e Kosovës që veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale.

Veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve kërkojnë të jenë pjesë e Pakos Emergjente Fiskale të ndarë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave në të cilën janë paraparë disa masa për të ruajtur thellimin e krizës në sektorin e ekonomisë, si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend. Në emer të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që edhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së të përfshihën në pakon e ndihmave financiare si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19 në vend. Këto tri kategori; veteranët, invalidët e familjarët e dëshmorëve, janë kategoritë që kanë nevojë më së shumti për ndihma. Janë pjesa më e ndjeshme e shoqërisë por edhe më e varfëra e ranguar në skemat sociale të vendit. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave që këto tri kategori shoqërore mos ti anashkalojnë sepse kanë nevojë më së shumti për ndihmën e shoqërisë dhe përkrahjën shtetrore. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e ka parasyshë tejngarkesën financiare për të gjitha kategoritë e parapara në këtë pako, por nëse nuk do të përfshihën këto tri kategori të dala nga lufta e UÇK-së në skemat e kësaj pakoje, ndaj këtyre kategorive do të bëhët një padrejtësi e madhe shoqërore, do të anashkalohej një shtresë e shoqërisë që dha shumë dhe bëri shumë për Kosovën. Prandaj jam i bindur, unë dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave do ti përfshi kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së në pakon e miratuar për emergjenca fiskale.

Hysni Gucati, Kryetari i OVL-UÇK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz