back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmeKaq studentë pranon Universiteti i Prishtinës këtë vit

Kaq studentë pranon Universiteti i Prishtinës këtë vit

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka vendosur që në vitin e ri akademik 2017/2018 të pranohen 7 mijë e 144 studentë të rinj në studimet e nivelit Bachelor.

Në mbledhjen e sotme të Senatit, dekanët e njësive akademike, që në të njëjtën kohë janë senatorë të UP-së, kishin paraqitur numri e studentëve për vitin e ri akademik për njësitë akademike që ata drejtojnë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj, u shpreh i pakënaqur me numrin prej 1,600 studentëve të lejuar për regjistrim në fakultetin që drejton.

Ai tha se ka propozuar që në këtë njësi akademike sivjet të pranohen 1950 studentë të rinj dhe kërkoi që ky numër të mos zvogëlohet, raporton kallxo.com.

Por Rektori i UP-së Marjan Dema tha se arsyeja e zvogëlimit te numrit te studentëve të ri në Fakultetin Ekonomik është mungesa e kushteve dhe stafit akademik.

“Dekan ju e dini që i keni 1 profesor me 300 studentë. Me hy në Fakultetin Ekonomik duhet me ecë në krah. Nuk e di si mundet me pas cilësi kur kemi numër të madh studentësh e staf te vogël”, tha rektori Dema

Të Fundit

Sport

ShowBiz