back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKanosje, ryshfet, falsifikim rezultatesh – për çfarë po akuzohen 23 të arrestuarit...

Kanosje, ryshfet, falsifikim rezultatesh – për çfarë po akuzohen 23 të arrestuarit në Prizren për të cilët kërkohet paraburgimi?

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23 persona, të dyshuar për përfshirje në manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Sipas informacionit zyrtar, nga të gjithë të dyshuarit, 21 janë komisionerë zgjedhorë, të cilët dyshohet se kanë kryer falsifikimin e rezultateve të votimit, transmeton lajmi.net.

Këta komisionerë, me autorizimet e marra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës (KQZ), ishin anëtarë të ekipeve të numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QKN). Ata dyshohen, veçanërisht, si kryesues të komisioneve, të cilët kanë manipuluar procesin zgjedhor.

Po ashtu, një komisionere tjetër është ngarkuar me dy vepra penale: falsifikimi i rezultateve të votimit dhe marrja e ryshfetit.

Një tjetër i dyshuar, në cilësinë e vëzhguesit, përballet me dy akuza: kanosje dhe dhënie e ryshfetit.

Deri tani, janë mbajtur dy seanca gjyqësore, ndërsa dy të tjera janë në zhvillim e sipër. Seancat e fundit pritet të përfundojnë sot, duke i dhënë fund këtij cikli gjyqësor.

Gjykata Themelore ka njoftuar se, brenda afateve ligjore, do të përpilojë vendimet përkatëse, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Njoftimi i plotë: 

Gjykata Themelore në Prizren ka pranuar  kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit për 23  persona, dhe atë si në vijim:

Total   21 të pandehur (Komisionerë) për veprën penale Falsifikimi i rezultateve të votimit

Sipas kërkesës së Prokurorisë, të pandehurit me autorizimet e marra nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës, ne cilësi te anëtarit të ekipit te numërimit në QKN, më saktësisht dyshohen se si kryesues të komisionit.

Për një (1) të pandehur (komisionere) për dy (2) vepra penale Falsifikimi i rezultateve të votimit dhe Marrja e ryshfetit

Për një (1)  të pandehur (në cilësinë e vëzhguesit) për dy (2) vepra penale – Kanosja dhe dhënia e ryshfetit.

Dy seanca gjyqësore kanë përfunduar, edhe dy seanca tjera janë në zhvillim e sipërm dhe sot do të përfundojnë të 4 -ër, seancat e caktuara.

Gjykata brenda afateve ligjore do të përpilon vendimet referuar kërkesave së Prokurorisë Themelore Prizren./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz