Kanë filluar të krijohen kolona të gjata për blerjen e iPhone 8: Tash e 10 vite pret në radhë që ta blejë i pari, kurse vendin e tij nuk do t’ia lëshonte askujt as për 50 mijë dollarë (Foto/Video)

Ende pa kaluar një orë nga prezantimi zyrtar i telefonit të ri iPhone 8, mijëra njerëz nga e mbarë bota kanë filluar të presin në radhë pranë dyqaneve të Apple, me qëllim që ta kenë telefonin e tyre të preferuar.
Mazen Kuruch nga Australia tash e 10 vite qëndron me ditë të tëra para dyqanit të Apple në Sidney, në mënyrë që të jetë personi i parë në botë që do ta blejë iPhone 8, transmeton Telegrafi.
Studenti 20-vjeçar tashmë ka bërë përvojë për pritje, pas të njëjtën gjë e kishte bërë edhe gjatë viteve të kaluara. Mazen studion inxhinierinë softuerike në Universitetin Neë South Ëales.
“Vitin e kaluar kam qenë personi i tretë, kurse një vit më parë i 100 apo diçka e tillë, kështu çdo vit jam duke përparuar”, ka deklaruar ai.

Ky djalë i ri nga Australia ka një kanal në YouTube, kurse ndjekësve të tij u ka premtuar se në ditën e prezantimit të iPhone do të bëjë “unboxing” para dyqanit të Apple.
Ai është adhurues i madh i iPhone-it, kurse vendin që e ka zënë në radhët e gjata thotë se nuk do t’ia lëshonte dikujt tjetër edhe po t’i ofronte mijëra dollarë.

Lexo edheTodenhöfer: Ne jemi dhunues dhe terroristë, jo muslimanët”
“Dikush më ka pyetur nëse do t’ia lëshoja vendin tim dikujt po të mi jepte 50 mijë dollarë. Nuk jam i sigurt nëse do ta bëja një gjë të tillë. Fakti që do të isha njeriu i parë në bota që ta kishte në dorë iPhone e ri, do të më sillte 50 mijë parapagues në kanalin tim në YouTube”, ka shtuar ky i ri.
Por, për të mos e humbur vendin e punës, Mazenit i ndihmojnë dy shokë të cilët presin së bashku me të në radhët e gjata.
Duke marrë parasysh faktin që Mazen është student, shokët e tij i ruajnë vendin derisa ai është në ligjërata, kurse detyrat e shtëpisë i kryen derisa pret pranë dyqanit të Apple.
Këtij të riu do t’i duhet të pres edhe një javë që ta ketë në dorë telefonin e tij të preferuar. /Telegrafi/














