back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeKandidati për deputet i NISMA-s nuk gjuajti me kallashnikov në Gjermani, “arma”...

Kandidati për deputet i NISMA-s nuk gjuajti me kallashnikov në Gjermani, “arma” është lodër dhe e lejuar për festa

Të ngjajshme

Një video e publikuar ku shihet duke gjuajtur kinse me “armë” kandidati për deputet i Nismës në zgjedhjet e fundit, Enver Shala midis Gjermanisë në momentin e ndërrimit të motmoteve ka pushtuar sot mediat kosovare.

Por realiteti nuk është i tillë çfarë duket, pasi në Gjermani është e pabesueshme të gjuhet me armë të vërtetë, aq më tepër në një vend ku dëgjohen zëra, dhe qytetarët nuk reagojnë por festojnë normalisht.

“Arma” me të cilën shihet duke gjuajtur Shala është jo e vërtetë, pra një lodër dhe aplikohet për festa.

Reporteri.net mëson se kjo “armë” vetëm bën zhurmë dhe e kanë në përdorim shumë familje gjermane.

Për ta pasur këtë “armë”, duhet vetëm një leje e thjeshtë nga autoritetet gjermane, pra nuk ka të bëjë fare me armë të vërtetë, e gjuajtje me kallash, siç është raportuar. /Reporteri.net/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz