BallinaLajmeKanal Istanbul, projekti i ‘çmendur’ i Turqisë (Foto/Video)

Kanal Istanbul, projekti i ‘çmendur’ i Turqisë (Foto/Video)

Të ngjajshme

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Matoshi: Albin Kurti nuk e ka pasur asnjë problem për me zgjedh presidentin

Komentatori politik, Halil Matoshi tha se Kosova ka dalë...

Messi me numër rekord të golave, e shënoi një me Inter Miamin mbrëmë

Skuadra e Intert Miamit ka barazuar 1:1 ndaj Nashville...

Është qartësuar gjurma e Kanalit të Stambollit (Kanal Istanbul), i njohur ndryshe si projekti i çmendur i Eroganit.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan mbajti një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi projektin e ndërtimit të Kanalit të Stambollit (Kanal İstanbul), i shpallur për herë të parë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në vitin 2011 dhe i njohur në publik si “projekti i çmendur”.

Ministri Ahmet Arslan tha se gjurma ku do të kalojë kanali është e gjatë rreth 45 kilometra. Kanali do të bashkojë Detin e Marmarasë me Detin e Zi.

Në kuadër të projektit për hapjen e Kanalit të Stambollit kanë nisur punimet e sondimin në brigjet e qytezës Kyçykçekmexhe (Küçükçekmece).

Qëllimi i projektit është: të ulë barrën e trafikut të anijeve në Ngushticën e Bosforit; të reduktojë risqet nga anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme; krijimin e hapësirave moderne për banim përgjatë itinerarit të kanalit nëpërmjet transformimeve urbane që do të bëhen këtu. Përveç kësaj projekti synon që t’ia forcojë pozicionin Turqisë në aspektin e transportit ujor si dhe ta shndërrojë Stambollin dhe Turqinë në një destinacion më tërheqës.

Në kuadër të projektit, në Detin Marmara do të krijohen ishuj të vegjël artificialë duke mbushur detin.

Projekti “Kanali i Stambollit” planifikohet të përfundojë në vitin 2023.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz