BallinaBotëKamionisti shqiptar shtyp 2 punëtorë në autostradë

Kamionisti shqiptar shtyp 2 punëtorë në autostradë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Dy punëtorë që po punonin në Autostradën 14 në Bolonja kanë vdekur, të goditur nga një kamion që hyri mes për mes kantierit që ata kishin hapur në të, në Borgo Panigale.

Aksidenti i rëndë që ndodhi pak para orës 23:00 dje, në kilometrin 9, u shkaktua nga një kamionist shqiptar 62 vjeç.

Punëtorët po përfundonin shtrimin e rrugës dhe shenjat rrugore dhe kishin sinjalizuar me tabela për ngushtimin e rrugës.

Por shoferi i automjetit të rëndë, shqiptar me banim në Itali, hyri në zonën ku punohej duke rrezikuar jetën edhe të një personi të tretë, që arriti të largohej në kohë.

Viktimat janë dy italianë 38 vjeç dhe 46 vjeç nga krahina Frosinone. Të dy ishin punonjës të kompanisë së kontraktuar për punimet në autostradë.

Në vendin e ngjarjes shkoi Policia Rrugore.

Shoferi i kamionit, 62-vjeçari shqiptar, që është vënë tashmë nën hetim për vrasje, u testua për të parë nëse ishte i dehur./SYRI.NET

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz