“Kam vrarë një njeri! Ndjesë të madhe familjes” I penduar dhe kokëulur del në gjykatë polici që vrau Klodianin
BILLI

Lexo edhePërdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për Robinhon

“Kam vrarë një njeri. Nuk kam asnjë të drejtë të kërkoj mbrojtje”.
Ai ka kërkuar që në sallë të ishin të pranishëm edhe familjarët e 25 vjeçarit që tu kërkonte të falur nëse ata do të ishin në sallë. Për të cilët kishte një ndjesë të madhe.
Prokuroria kërkoi në gjykatë masën e arrestit me burg për akuzën “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes” . Kjo akuzë rrezikon dënimin deri në 7 vjet burg.

Lexo edhePërdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për Robinhon
Ende nuk ka një ekspertizë të armëve që mund të përcaktojë dhe akuzën e qartë të efektivit. Viktima ka vetëm një plumb.
Është gjetur dhe një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja. Kjo gëzhojë ka qenë në qepenin e një dyqani, dhe ekspertiza do të përcaktojë se nga cila armë është qëlluar kjo gëzhojë.