Kadri Veseli tregon se a do ta mirëpriste Albin Kurtin në shtëpi
BILLI

Lexo edheArrestohet hajni që u kap duke vjedhur para në një xhami të Mitrovicës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë nga jeta e tij private dhënë për emisionin n’Konak, prodhim i Gazetës Infokus, ka treguar se kë pret ai në konakun e tij.
Ndër të tjera, Veseli është pyetur edhe për kundërshtarët politikë. I pyetur se a do ta pranonte në konak të shtëpisë liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Veseli ka thënë se shtëpia është e Zotit e mikut, andaj natyrisht se do ta priste edhe Albin Kurtin.
“Shtëpia është e mikut është e Zotit, runa zot mos me e prit”, ka thënë shkurt Veseli.

Lexo edheArrestohet hajni që u kap duke vjedhur para në një xhami të Mitrovicës
Në këtë emision, Veseli ka shpalosur detaje nga jeta e tij dhe proceset e rëndësishme të vendit, pjesë e të cilave ka qenë edhe vetë ai.