back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran

Kadri Veseli propozon këtë emër për rrugën Klinë e Epërme-Komoran

Të ngjajshme

Zhegrova reagon pas fitores ndaj Romës: Koha do ta tregojë

Edon Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores...

I dërguari i Putinit i quan konstruktive diskutimet me amerikanët mbi “marrëveshjen e paqes”

Kirill Dmitriev, i dërguar i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir...
- Advertisement -

Rruga modern që po pritet të finalizohet nga Klina e Epërme e Skenderajt deri në Komoran të Drenasit, pritet të marrë emrin e heroit të njohur të Kosovës, Shaban Polluzha, transmeton Drenica Press.

Ideja që kjo rrugë të marrë këtë emër është përmendur sot nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Për një shekull rresht në këtë rrugë kanë ecur heronjtë që bënë historinë e Kosovës. Sot filluam punimet e kësaj rruge për të nderuar kujtimin e tyre. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurt për fëmijët e Kosovës. Kjo rrugë moderne që po ndërtojmë, nga Klina e Epërme e deri në Komoran, meriton të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha, i cili shtroi për ne rrugën e lirisë, shkruan Veseli. /Drenica Press/

Image may contain: 5 people, people smiling, suit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz