Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, i është përgjigjur Përfaqësuesit Special të Preidentit Trump, Richard Grenell, i cili sot përmes një reagimi në twitter i bëri të qartë liderit të opozitës së SHBA’të janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe në këtë pikë Albin Kurti ka të drejtë.
Veseli në reagimin e tij ka thënë se Albin Kurti është një mashtrues, duke thënë se qëndrimi i tij për taksën është i qartë që nga janari i vitit 2019.
Ish-kryetari i Kuvendit thotë se është i shqetësuar me faktin se Qeveria Kurti po nxiton të merret më këtë çështje pa një plan konkret.
“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.
Dear Ambassador, Albin is a liar! My proposal on tariffs is very clear since Jan. 2019. Albin didn't support it & campaigned against it. I'm concerned with the haste of the new Govt. to deal with this issue w/out a concrete plan that puts Kosovo's best interests at the forefront. https://t.co/coc6dJABpe
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) February 7, 2020
Lidhur me çështjen e taksës Grenell kishte reaguar pasi dje kreu i PDK’së, Kadri Veseli, i kishte kërkuar Albin Kurtit që të mos dorëzohej para Serbisë dhe i kishte thënë të mos ngutej për ta hequr taksën.
“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që ta heqin taksën 100%. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar sot Grenell.
We are grateful to President Trump for the continued attention and care that he demonstrates towards Kosovo. We know that we are on the right track in any process when we have the US support. Many thanks to Amb @RichardGrenell & Nat. Se.Adv. @robertcobrien for the decisive role https://t.co/XlWjKJ1WsJ
— Kadri Veseli (@KadriVeseliKS) January 21, 2020
Ndërkohë Veseli dje përmes një postimi në faqen e tij zyrtare kishte thënë se Kurti nuk duhet të ngutet me heqjen e taksës.
“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës. Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën”, kishte shkruar Veseli./GazetaExpress/