back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKaçanikasit i japin leksion Ferizajit, e presin romen e rrahur me kafe

Kaçanikasit i japin leksion Ferizajit, e presin romen e rrahur me kafe

Të ngjajshme

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...

Futbollisti i vitit në futbollin kosovar shpallet Arb Manaj i Dritës

Futbollisti i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e...

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...
- Advertisement -

Gruaja rome e cila u sulmua gjatë dy ditëve të kaluara, është pritur në një kafene të Kaçanikut, me kafe dhe nën shoqërinë e qytetarëve.

Gruaja u sulmua dy herë, e ndërsa pamjet e sulmit ndaj saj kishin nxitur reagim në tërë Kosovën. Shumë qytetarë shprehën solidaritetin e tyre përmes internetit, ndërsa siç shihet në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, disa qytetarë këtë solidarizim e kanë treguar me vepra.

Ata e kanë pritur gruan në një kafene dhe i kanë shërbyer kafe.

Djaloshit 17 vjeçar, i cili e sulmoi gruan, i është caktuar një muaj paraburgim.

Sot, policia kishte njoftuar se gruaja në fjalë, është marrë në mbrojtje të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, policia kishte bërë thirrje që kjo grua të mos sulmohej, për shkak se nuk është person që paraqet ndonjë rrezik.

E gjithë historia e saj filloi kur në disa llogari në rrjete sociale, u publikuan lajme të pavërteta, duke pretenduar se ajo i vjedh fëmijët e vegjël. Disa e cilësonin si një burrë i veshur si grua, e disa thonin se është një grua e rrezikshme. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz