Dy ekspertë të lartë të shëndetësisë nga AAK kalojnë në PDK
03

Lexo edheVazhdon rreziku nga qentë në Kosovë: Sapo sulmuan një plak, gjendja e tij është në rrezik për jetë (FOTO)

Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, i janë bashkuar sot Partisë Demokratike të Kosovës.
Ata i ka pritur të shtunën lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.
Samir Bytyqi është Specialist i Oftalmologjisë dhe Asistent në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë.

Lexo edheVazhdon rreziku nga qentë në Kosovë: Sapo sulmuan një plak, gjendja e tij është në rrezik për jetë (FOTO)
Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.