Kacafytje mes shqiptarëve dhe serbëve në Bujanoc, nuk dorëzohet ish-komandanti i UÇPMB-së
BILLI

Lexo edheMahnitëse: Ky është sheshi ‘Adem Jashari’ në Tiranë (Foto)

Në seancën e fundit të kuvendit komunal në Bujanoc pati debat të ashpër mes kryetarit të kuvendit, Junuz Musliu dhe Nenad Mitroviq, këshilltar nga partia përparimtare serbe dhe njëherit deputet popullorë në parlamentin e Serbisë.
Polemika ishte rreth deklaratës së Musliut për “Shqipërinë e Madhe” të cilët vet ai i quajti se janë shpifje dhe akuza të pa baza nga ana e Mitroviqit dhe shefit të tij në Beograd, shkruan Titulli.com.
“Përmes gjuhës së policit e ushtarit nuk frigohem aspak dhe unë do ta mbrojë qytetarin e Bujanocit pa dallim etnie qofshin shqiptarë, serb apo romë”, theksoi mes tjerash Musliu.
Lexo edheMahnitëse: Ky është sheshi ‘Adem Jashari’ në Tiranë (Foto)
Ndërsa Nenad Mitroviq është shprehur se deklaratat tendencioze të Musliut ngjallin frikë dhe polemika andaj kërkojë të ndalohen nga ana e Musliut si dhe të respektohet ligji.
Akuza të ndërsjella mes këtyre dy figurave publike u zhvilluan edhe në tema tjera që prekin interesin shqiptarë dhe serb në komunën e Bujanocit.