back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeKabashi i LDK-së: As diaspora nuk lejon dëmtim të integritetit të votës

Kabashi i LDK-së: As diaspora nuk lejon dëmtim të integritetit të votës

Të ngjajshme

Anëtari i ri i LDK-së Festim Kabashi ka ofruar argumente shtesë pse votimi në diasporë nuk mund të bëhet jashtë përfaqësive diplomatike.

Në një postim në facebook, ai ka thënë se arsyeja e vërtetë e asaj që ai e quan ‘zhurmë’ të VV-së për vendimin e PZAP-së është pamundësia që ata të mainpulojnë me vota.

“Votimi jashtë është i ligjshëm dhe i lejuar në përfaqësitë diplomatike.Në raste të veçanta edhe mund të lejohet në ndonjë qendër shtesë, por për një gjë të tillë duhet leje e veçantë nga shteti përkatës. Për më shumë, edhe ato pak shtete që mund ta lejojnë një gjë të tillë, i caktojnë vet vendvotimet eventuale.”

Në reagim, Kabashi I quan absurd pretendimet se LDK-ja është kundër mërgatës, kur çdo i treti votues nga diaspora në zgjedhjet e 12 tetorit e ka votuar LDK-në.

“Është mëse e qartë se atyre u dhemb ky fakt e poashtu edhe fakti se asnjë parti nuk ka shtrirje e struktura si LDK. U dhemb fakti që nuk po iu mundësohet plani për me manipulu e më vjedh, pasi nuk e pranojnë dot se rezultati aksidental i 2021-tës nuk kthehet më. Ata me gjasë nuk e kuptojnë se vet diaspora nuk lejon rrënim të integritetit të votës së tyre” ka shkruar Kabashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz