BallinaSportJuventusi i afrohet Ligës së Kampionëve në vetëm një pikë, e mposht...

Juventusi i afrohet Ligës së Kampionëve në vetëm një pikë, e mposht Genoan

Të ngjajshme

BDI pas protestës: Politikë e organizuar për dobësimin e gjuhës shqipe në institucione

Nënkryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, ka...

Tragjedi në alpet e Norvegjisë, orteku vret 2 skiatorët, 2 të tjerë plagosen!

Një tragjedi ka ndodhur në alpet e Norvegjisë me...

Slot rrezikon shkarkimin nga Liverpooli

Arne Slot po rrezikon gjithnjë e më shumë shkarkimin...

Marrëveshja e Ohrit, Behrami: Kurti negocion përmes kanaleve të fshehta

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Ushtria Izraelite: Vritet një komandant i lartë Iranian i Gardës Revolucionare

Një sulm ajror në Teheran ka vrarë një komandant...

Juventusi u afrua në vetëm një pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Como, pas fitores 2-0 ndaj Genoas, ku realizuan Gleison Bremer dhe Weston McKennie, ndërsa zëvendësuesi Michele Di Gregorio priti një penallti vendimtare.

“Bianconerët” ndiheshin nën presion pas barazimit 1-1 me Sassuolon, por barazimi i Comos në Udine u dha mundësinë të afrohen me zonën e Championsit.

Juventusi kaloi në avantazh që në minutën e katërt, kur pas një aksioni të vazhduar, Bremer shënoi me kokë pas një devijimi që mposhti portierin Justin Bijlow.

Goli i dytë erdhi pas një aksioni të bukur ekipor. McKennie e nisi nga mesi i fushës, shpërndau topin te Francisco Conceicao në krah, vazhdoi vrapimin dhe finalizoi nga afër për 2-0.

Megjithatë, McKennie mori karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Johan Vasquez dhe do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme ndaj Atalantas.

Në pjesën e dytë, Di Gregorio hyri në lojë në vend të Mattia Perin për shkak të një shqetësimi muskulor dhe u bë protagonist, duke pritur një penallti dhe rikthimin pas saj nga Aaron Martin.

Jonathan David goditi shtyllën, ndërsa Genoa pati disa tentativa me Tommaso Baldanzi dhe Vitinha, por pa sukses.

Një moment interesant erdhi kur Vlahovic ishte gati të hynte në fushë, por ndjeu një shqetësim në pulpë gjatë nxehjes, duke bërë që në vend të tij të aktivizohej Milik.

Ndërkohë, ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova mbeti në stol, duke mos u inkuadruar fare në lojë.

Në fund, Juventusi menaxhoi mirë epërsinë dhe mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për top-katërshen në Serie A.

Momentalisht, Juventusi ka 57 pikë në vendin e pestë, një më pak se Como në vendin e katërt./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz