Juventus me plot mungesa ndaj Olympiacosit

Juventus do të jetë me mungesa në duelin vendimtar ndaj Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.
Gianluigi Buffon e Miralem Pjanic pritet t’i bashkohen Giorgio Chiellinit në listën e atyre që nuk do të luajnë ndaj ekipit grek, për shkak të lëndimeve, shkruajnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
Juventus kërkon kualifikimin ndaj Olympiacosit, dhe dëshiron ta arrijë me fitore në Athinë.
Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave. /Lajmi.net/
Lexo edheNë Kosovë ende flitet për lokacionin, shikoni ku kanë shkuar punët në ‘Arena Kombëtare’
OLYMPIACOS (4-2-3-1): Proto; Koutris, Cissè, Engels, Diogo; Romao, Odjidja-Ofoe; Sebà, Fortounis, Pardo; Ansarifard.
JUVENTUS (4-3-2-1): Szczesny; De Sciglio, Barzagli, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Marchisio, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain.














