Tuesday, July 15, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditJorge Jesus bëhet trajneri i ri i Al Nassr: Pa ftesën e...

Jorge Jesus bëhet trajneri i ri i Al Nassr: Pa ftesën e Ronaldos nuk do të isha këtu

Të ngjajshme

Osmani: Ndikimi i Rusisë në Kosovë është zero

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për...

32 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF Shkupi 2025

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të...

Salihu: Kuvendi është bërë zyrë private e Albin Kurtit

Deputetja e PDK-së, Arbnora Salihu, kritikoi ashpër bllokimin e...

Portugezi Jorge Jesus është zyrtarizuar si trajneri i ri i skuadrës saudite Al Nassr, aty ku luan edhe ylli Cristiano Ronaldo.

Shtatëdhjetë vjeçari ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare dhe do të fitojë rreth dymbëdhjetë milionë euro për sezon.

Jesus rikthehet në futbollin saudit pasi sezonin e kaluar kishte drejtuar Al Hilal, ekip nga i cili u shkarkua disa muaj më parë. Ai do ta zëvendësojë në këtë post Stefano Pioli, trajnerin italian që e drejtoi Al Nassr deri në fund të sezonit të kaluar.

Duke folur për mediat në aeroportin e Lisbonës, pak para nisjes për në Arabinë Saudite, Jorge Jesus tha se roli i Cristiano Ronaldos ishte vendimtar për pranimin e ofertës.

“Pa ftesën e tij, nuk do të isha atje. Motivimi është i madh. Do të përpiqem ta ndihmoj Al Nassr që të fitojë trofe, pasi është një nga klubet më të mëdha në Arabinë Saudite. Ronaldo ka fituar gjithmonë gjithçka në karrierën e tij, por ende nuk ka fituar në Arabi. Do të mundohem ta ndihmoj”, ka thënë trajneri portugez.

Ai shtoi se është shumë e lehtë të punosh me Ronaldon. “Flasim të njëjtën gjuhë, çdo gjë është e lehtë”, është shprehur Jorge Jesus.

- Advertisement -

Të Fundit