back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaBotëJoe Biden zyrtarizon kandidimin për president të SHBA-ve

Joe Biden zyrtarizon kandidimin për president të SHBA-ve

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Joe Biden ka zyrtarizuar kandidimin e tij për garën presidenciale 2020, duke i dhënë fund spekulimeve për disa muaj.

Ai njoftoi për kandidimin përmes një videoje, ku tha se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikane është në rrezik”.

76 vjeçari hyn një garë të mbushur me njerëz për nominimin demokratik të vitit 2020.

Ai do të garojë me 19 kandidatë të tjerë, përfshirë senatorët Elizabeth Warren, Kamala Harris dhe Bernie Sanders.

Biden është më me përvojë nga shumë kandidatë demokratë.

Një senator për gjashtë vjet, zëvendës i Presidentit Barak Obama për dy mandate si dhe kandidat për president për dy herë por pa sukses – në vitin 1988 dhe 2008.

Që nga koha e tij si zëvendëspresident Biden ka gëzuar një popullaritet relativ në mesin e demokratëve.

Por Biden bartë edhe bagazhe politike që krahët liberal të partisë së tij i konsiderojnë si problematike – duke përfshirë mbështetjen për luftën në Irak, kundërshtimin ndaj përpjekjeve për të përmirësuar integrimin racor dhe polemikat për akuzat për ngacmim seksual.

Gjithashtu është edhe çështja e moshës. Në ditën e inaugurimit ai do të jetë 78 vjeç, duke e bërë atë presidentin më të vjetër në histori, në një kohë kur shumë votues demokratë po kërkojnë një brez të ri për të nxitur partinë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz