Joe Biden sulmohet në Irlandë (Pamje)

Joe Biden u prit armiqësisht në Irlandë të martën me protestues pro-palestinezë që hodhën qumësht dhe sende të tjera ndërsa ish-presidenti u shoqërua jashtë Trinity College Dublin.
Biden po largohej nga universiteti me ish-zonjën e parë Jill Biden kur protestuesit thuhet se filluan të bërtisnin “gjak në duart tuaja”, “turp për ju” dhe “Gjenocid Joe” … duke sulmuar mënyrën se si administrata e tij e ka trajtuar luftën në Gaza.
Protesters chant “blood on your hands” at Joe Biden as he arrived at a Trinity College in Dublin. https://t.co/gFL9qExV6a
— HatsOff (@HatsOffff) November 10, 2026
Demonstruesit hodhën kuti qumështi drejt Bidenit, ndërsa sigurimi e mbrojti dhe e shoqëroi deri në një automjet që po priste.
Policia irlandeze, e njohur si Gardaí, ndërhyri për të kontrolluar turmën… me oficerët që i rrëzuan protestuesit përtokë dhe arrestuan të paktën dy persona.

Lexo edheIrani zbulon “qytetin” nëntokësor të raketave, publikon pamjet e arsenalit ushtarak dhe paralajmëron SHBA-në (VIDEO)
Biden ishte në Dublin për një ceremoni në nder të djalit të tij, Hunter Biden , i cili mori Medaljen e Artë të Shoqërisë Historike të Kolegjit për Kontribut të Jashtëzakonshëm në Diskursin Publik./Indeksonline/
Objects were thrown as former US President Joe Biden and Jill Biden left Trinity College Dublin today.
Pro-Palestinian protesters had gathered outside, and Gardaí arrested at least two people. https://t.co/GxS2NuHUlj
— Clash Report (@clashreport) November 10, 2026




