BallinaLajmeJep dorëheqje kryetari i degës së Vetëvendosjes në Podujevë

Jep dorëheqje kryetari i degës së Vetëvendosjes në Podujevë

Të ngjajshme

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Ka dhënë dorëheqje kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë Bajram Ajeti.

Si arsye të dorëheqjes Ajeti ka thënë se po dëshiron të ju krijojë më shumë hapësirë të rinjve.

Ai tha se përkushtimin ndaj kësaj partie do ta ketë të përhershëm.

“Pas një rrugëtimi të gjatë si Kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, me një fillim jo të lehtë në strukturim dhe aktivitet politik deri në fitoret e një pas njëshme në zgjedhjet qendrore dhe lokale, ku u nisën ndryshimet e mëdha, nga fitorja e Llapit në fitore në tërë Kosovën, dorëhiqem nga pozita e Kryetarit të Qendrës për t’a lënë në duar të brezit të ri. Perkushtimin dhe vullnetin ndaj LVV-së do e kem të perjetshëm. Ju falenderoj të gjithëve për besimin, bashkëpunimin dhe rrugëtimin drejtë këtyre fitoreve”.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin e saj Shpejtim Bulliqi, kanë fituar zgjedhjet lokale në Podujevë.

Ai e ka mposhtur kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ekrem Hyseni, në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën të dielën e 14 nëntorit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz