Sot fillon java e 16-të e sezonit në Superligën e Kosovës.
Tri ndeshje do të zhvillohen sot nga ora 13:00, transmeton lajmi.net.
Ballkani do të jetë nikoqir i Prishtinës së Re, ndeshje që luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Malisheva do ta pres në stadiumin “Liman Gegaj” Drenicën.
Kurse, vëmendja kryesore do të jetë në Klinë.
Atje do të zhvillohet derbi i javës mes Dukagjinit dhe Dritës.
Kurse, nesër nga ora 13:00, do të luhen dy ndeshejt e fundit të javës: Prishtina-Ferizaj dhe Gjilani-Llapi./lajmi.net/
