BallinaLajmeJashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se...

Jashari në Koshare: Kjo ditë na kujton sakrificën dhe çon mesazh se të bashkuar mund të ecim përpara

Të ngjajshme

Mos i ngrini ushqimet në plastikë

Shumë njerëz i ruajnë ushqimet e mbetura në frigorifer...

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 34-të Superligës...

Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet se është vrarë një person

Në lagjen “Bregu i Diellit”, në rrugën “Xheladin Hana”...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon”...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në Koshare

Në 22 vjetorin e kësaj beteje, nipi i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Adem Jashari tha se përvjetor të tillë na kujtojnë sakrificën e të kaluarës dhe japin forcë për të ardhmen.

E sipas tij, mesazhi kryesor që duhet të përçohet është bashkimi dhe unifikimi i gjithë qytetarëve.

“Bëmë homazhe dhe nderime pranë gjithë dëshmorëve duke filluar nga dy prijësit e kësaj beteje Agim Ramadani dhe Sali Çeku. Bëmë nderime pranë secilit varrë. Kjo ditë kujton shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë. Kjo ditë kujton se sa e gjatë dhe vështirë me ardh rruga për me ardh këtu. Njëjtën kohë të jep kurajo, forcë dhe mesazh të qartë se vetëm të bashkuar mund të ecim përpara”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz