BallinaLajmeOsmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur...

Osmani për njohjet e Kosovës: Meritë e Presidencës, nga Qeveria kemi pasur pengesa

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në...

Alkooli lidhet me mbi 60 sëmundje

Një rishikim i madh shkencor ka dhënë një paralajmërim...

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur lidhur me çëshjen e njohjeve të Kosovës.

Ajo u shpreh se ato janë meritë e Presidencës së Kosovës, duke thënë se ka qenë një punë ekipore dhe kanë pasur edhe mbështetje, njofton Klankosova.tv.

“Janë meritë e institucionit të Presidencës së Republikës së Kosovës, e një pune ekipore që e kemi bërë me miq e dashamirë, anë e kënd botës, kemi pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Turqisë dhe natyrisht që kemi pasur bashkëpunëtor edhe nga shoqëria civile edhe nga njerëz vullnet mirë të cilët kanë dashur që të ndihmojnë që të na krikojnë kontakte”, tha ajo.

Mirëpo, Osmani lidhur me këtë çështje u shpreh se nuk kanë pasur mbështetje nga qeveria e vendit.

“Absolutisht jo, në asnjë moment, përkundrazi kemi pasur pengesa dhe kjo është për keqardhje”, deklaroi ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz