Jasharaj: Karriera politike e Lumir Abdixhikut varet nga koalicioni me Vetëvendosjen
dp

Lexo edheShpërthen një veturë në Gjilan, dyshohet për një të lënduar rëndë (Video)

Analisti Durim Jasharaj, ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën se fati politik i Lumir Abdixhikut varet nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai tha se nëse arrihet koalicioni, Lumir Abdixhiku mund t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme partiake, si dhe të forcojë pozicionin e tij politik.
Ndërkaq, nëse nuk arrihet, ai tha se LDK më nuk do ta ketë kryetar Lumir Abdixhiku.
“Fati i tij politik si kryetar i LDK-së varet nga një gjë e thjesht, nëse arrihet koalicioni me Vetëvendosjen ai do të vazhdojë me qenë kryetar i LDK-së kur të mbahen zgjedhjet e reja, dhe pas katër viteve me forcu pozicionin brenda LDK-së, pore dhe të LDK-së si parti që ndoshta konkurron për vendin e dytë. Nëse nuk bëhet koalicion nuk ka më vend për kryetar të LDK-së që e ka emrin Lumir Abdidhiku”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Lexo edheShpërthen një veturë në Gjilan, dyshohet për një të lënduar rëndë (Video)