back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Jam i befasuar që në moshën 17 vjeç bën gjëra të tilla”...

“Jam i befasuar që në moshën 17 vjeç bën gjëra të tilla” – Guardiola flet për vazhdimin e kontratës së Yamal

Të ngjajshme

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të...

Muhamet Hajredini lirohet nga akuza, ai kishte hedhur në shportë simbolet kombëtare

Arsimtari Muhamet Hajredinaj është shpallur i pafajshëm nga akuza...

Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dhe plisin në mbeturina

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Muhamed...

Fjolla e “dridhë” rrjetin, pozon pa rroba

Këngëtarja e njohur kosovare Fjolla Morina, ka dridhur rrjetin...

Pep Guardiola e ka lavdëruar Barcelonën për një sezon që e quajti “pothuajse perfekt” dhe shprehu shpresën që kjo ecuri e suksesshme të vazhdojë edhe për shumë vite.

Ai ndau vlerësimin e tij edhe për talentin e ri Lamine Yamal, duke thënë se është i lumtur që ai po rritet në ambientin e duhur në “Camp Nou”.

“Lamine është një lojtar që i ndryshon ndeshjet nga krahu. Do të shohim nëse mund të krahasohet me më të mirët”, deklaroi Guardiola.

Ai përmendi performancën e Yamal kundër Interit si provë të pjekurisë së tij, ndërsa u ndal edhe te vazhdimi i kontratës dhe vendimi i tij për të qëndruar te Barcelona.

“I dhanë topin për të vendosur ndeshjen. Jam i befasuar që në moshën 17 vjeç bën gjëra të tilla”.


Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen

Lexo po ashtu
Goli i sezonit 2024/25 në Ligën e Kampionëve: Yamal mposht Lautaron dhe Ricen

Guardiola u ndal edhe te kontrata e gjatë e adoleshentit, e vlefshme deri në vitin 2031, duke bërë një koment me humor: “Ai do të jetë në gjendje të blejë një shtëpi të mirë”.

“Nëse klubet e paguajnë, kjo është sepse ai i gjeneron këto para. Vendi më i mirë ku mund të jetë Lamine është te Barça. Si tifoz i këtij klubi, jam shumë i lumtur me vitin që kanë kaluar dhe që ky djalosh mund të qëndrojë aty për shumë vite”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/ 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz