BallinaRegjionaleDrenasJakup Krasniqi i përgjigjet Ramiz Lladrovcit

Jakup Krasniqi i përgjigjet Ramiz Lladrovcit

Të ngjajshme

Çfarë tregojnë tiparet e personalitetit për fantazitë seksuale

Një studim i ri sugjeron se tiparet e personalitetit...

Vdes ish-kryetari i kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Servet Pëllumbi,...

Pse lexojmë lehtë fjalët e përziera

Fenomeni i njohur si “typoglycemia” – aftësia për të...

 

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar Jakup Krasniqin që të rikthehet në PDK, apo siq e ka quajtur Lladrovci në shtëpinë e tij.

Nuk ka vonuar dhe ka ardhur përgjigja e ish-sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së. Krasniqi ka thënë se Nisma është shtëpia e tij.

Reagimi i Jakup Krasniqit:

Nuk janë germat (shkronjat) që e përbejnë një “shtëpi” politike. Shkronjat ruajnë emër, por nuk ruajnë përmbajtje dhe as vlerat mbi të cilat është ndërtuar një shtëpi politike.

“Shtëpinë” politike e përbëjnë vlerat rreth se cilave mblidhen njerëzit dhe angazhohet fortë për t’i ruajtur, për t’ju dhënë formë e përmbajtje atyre dhe jetësimin e tyre.

Ajo “shtëpi” është tejhuasua shumë, kështu që përveç germave, nuk përfaqëson më asnjë nga vlerat e parimet fillestare të formimit.

Ato vlera, vlerën e lirisë, të drejtësisë, të barazisë e te solidaritetit i kemi në shtëpinë tonë, në NISMA për Kosovën.

Këtu i ftojmë të gjitha ata që jetojnë më vlerat e parimet e socialdemokracisë. I ftojmë në ketë shtëpi të gjithë ata qe u nisen për jetësimin e këtyre vlerave dhe degraduan në antivlera. Vlera që “shtëpia” e shkronjave që na fton i ndërroi brenda nate!

NISMA përfaqëson vlerat e Lirisë, të Drejtësisë, të Barazisë e të Solidaritetit mes njerëzve!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz