Jakup Krasniqi i përgjigjet Adem Grabovcit për kërkim faljen ndaj emrit “Jakupovski”- tregon se a e ka falur
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovcit i janë nevojitur përafërsisht shtatë vite që t’i kërkojë falje ndaj dy ish-kolegëve të tij. Ai vetëm sot i ka kërkuar falje, Jakup Krasniqit dhe deputetes Flora Brovina, kësaj të fundit që i kishte kërkuar falje edhe në të kaluarën.
Por për dallim që Grabovci ishte detyruar t’i kërkojë falje edhe një komunitetit në Kosovë, kur i quante “maxhup”, ai vetëm sot i ka kërkuar falje Jakup Krasniqit.
Grabovci në një bisedë me ish-kryeministrin, tani president, Hashim Thaçin, e kishin quajtur Jakup Krasniqin me termin “Jakupovski”.
I kontaktuar nga Insajderi, kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se kërkim falja e Grbovcit është e vonë, por shton që:”më mirë vonë sesa kurrë”.
“Gjithka që kam pasur ta them e kam thënë, nuk po du të merrem më me të. Një fjalë e urtë e popullit thotë: më mirë vonë sesa kurrë”, ka thënë Krasniqi.
I pyetur se a e ka falur Grbovcin për fjalimin e tij në “Dosjën e Shefave”, ai thotë “nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur”.
“Nuk po them që e kam falur e as që nuk e kam falur. Nuk po du të merrem me të”, ka thënë Krasniqi.
Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyeste Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.

Lexo edheGrabovci: I kam thënë edhe prokurores se do t’i tregojë të gjitha për aferën “Pronto”
“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyeste Thaçi.
“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthente Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012./Insajderi.com
Të plotë bisedën e gjeni këtu:
Dosja e Shefave XXII: Grabovci kishte kërcënuar Jakup Krasniqin – “Ftyra” ta kanë lokën














