back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeJa si duhet aplikuar për t’i tërhequr mjetet nga Trusti dhe kush...

Ja si duhet aplikuar për t’i tërhequr mjetet nga Trusti dhe kush ka të drejt ta bëjë këtë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Fondi i Kursimeve Pensionale ka dalë me një komunikatë pak minuta pas miratimit në Kuvend të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, e ku parashihet që taksapaguesit mund të tërheqin 10 për qind të kursimeve.

Sipas njoftimit të Trustit, aplikimi për tërheqje mund të bëhet vetëm pasi ky ligj të nënshkruhet nga ushtruesja e presidentes, Vjosa Osmani.

“Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti. Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10përqindëshin si dhe do të japim detajet për aplikim”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/prishtinamallofficial/videos/1014570282288308

Trusti ka dhënë edhe detajet se si do të bëhet aplikimi.

“1) Aplikimi për tërheqjen e 10% do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet”, thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz