back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeJa sa para shpenzuan sivjet bashkatdhetarët në Kosovë

Ja sa para shpenzuan sivjet bashkatdhetarët në Kosovë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Dërgesat nga diaspora edhe më tutje vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shihet qartë se dërgesat e mjeteve nga shtete të ndryshme të vendit për në Kosovë janë duke u rritur nga viti në vit.

Për tetë muaj në Kosovë kanë hyrë hiç më pak se 500 milionë euro, mjete këto që kanë hyrë ne vendin tonë përmes bankave, apo agjencive për transfere të parave. Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare të BQK-së shihet shumë qartë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje të dukshme të dërgesave nga diaspora, shkruan sot gazeta “Zeri”.

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës sivjet më së shumti mjete kanë dërguar në muajin gusht ku vlera totale e mjeteve të ardhura nëpërmjet bankave, agjencive për transfere parash dhe rrugëve të tjera është 98,6 milionë euro, derisa më së paku mjete sivjet kanë ardhur gjatë muajit  shkurt dhe shuma totale e mjeteve të ardhura nga diaspora ka qenë 48 milionë euro.

Duke u bazuar gjithnjë në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë gjatë muajit janar të vitit 2016, nga diaspora kanë hyrë 56,7 milionë euro, derisa gjatë muajit shkurt kanë hyrë rreth 48 milionë euro. Ndërkaq, gjatë muajit mars gjithnjë duke u bazuar në të dhëna të BQK-së shihet se në Kosovë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës dërguan rreth 52 milionë euro, deri sa në muajin prill ata dërguan rreth 57 milionë euro, vlerë kjo e afërt e mjeteve që u dërguan edhe gjatë muajit maj.

Nga diaspora në Kosovë gjatë muajit qershor kanë 59 milionë euro, gjatë muajit korrik 70 milionë euro, si dhe gjatë muajit gusht kanë ardhur në Kosovë 98 milionë euro.

Nëse bëjmë një krahasim me vitet paraprake shihet se sivjet shuma e mjeteve të dërguara është dukshëm më e lartë sesa në vitet paraprake.

Të Fundit

Sport

ShowBiz