BallinaLajmeJa sa para do të marrin mësimdhënësit e viteve të 90’ta

Ja sa para do të marrin mësimdhënësit e viteve të 90’ta

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

“Mësimdhënësit janë ndarë në dy kategori, në ata që kanë punuar mbi pesë vjet, që do të kenë të drejtë të marrin deri në 75 për qind të pagës së mësimdhënësit, ndërsa ata që kanë punuar deri në pesë vjet, përqindja që do marrin do të jetë 65 për qind e pagës”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se ka qenë këmbëngulës që ligji që trajton puëntorët arsimorë të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar të kalojë në qeveri dhe të çohet në Kuvendin e Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka shpjeguar kategorizimin që parasheh ligjin, në aspektin e përfitimeve financiare, duke nënvizuar se vërejtjet dhe sugjerimet mund të bëhen kur ai të kalojë në komisionet parlamentare.

“Uroj të gjithë mësimdhënësit për ligjin. Kanë qenë shtyllë dhe simbol i shtetësisë edhe në vitet më të vështira. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme edhe e qeverisë që ligji të shkojë në miratim. Deri tani është shtyrë për shkaqe buxhetore. Mendoj që gjithçka u krye në kohën e duhur”.

“Ligji do të ketë kosto që do të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e vendit. Ka pasur shumë opinione, nëjri ndër të cilët, se do të kishte qenë më mirë që ato para të jepeshin për të ardhmen e arsimit. Por unë kam qenë këmbëngulës në këtë ligj, pasi e kaluara nuk mund të fshihet”.

“Ai do t’ia shtojë vlerën punës së mësimdhënësve që kanë punuar në ato vite. Mësimdhënësit janë ndarë në dy kategori, në ata që kanë punuar mbi pesë vjet, që do të kenë të drejtë të marrin deri në 75 për qind të pagës së mësimdhënësit, ndërsa ata që kanë punuar deri në pesë vjet, përqindja që do marrin do të jetë 65 për qind e pagës”.

“Mendoj që çdo sugjerim dhe vërejtje është dashur të bëhet gjatë kohës së draftimit të ligjit. Normalisht ka mundësi që të përmirësohet edhe gjatë kalimit nëpër Kuvendin e Kosovës. Tani ligji nuk është më në dorën tonë, por në atë të deputetëve të kuvendit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz