Prej kohësh nata ka marrë më shumë orë se dita dhe të gjithë e vëmë re se si errësohet më herët se në verë.
Por nëse e keni harruar, shumë shpejt ora do të ndryshojë sërish.
Dhe më konkretisht, ndryshimi i orës do të ndodhë në orën 2 të natës, ditën e diel, më 28 tetor.
Kjo do të thotë se nga 28 tetori e në vijim, do të flini një orë më shumë.
Ora do të ndryshojë sërish me një orë në pranverën e vitit të ardhshëm, më 31 mars, ditë e diel, në 1 të natës. Kur kjo të ndodhë, të gjithë “do të humbim” një orë gjumë.